Lajmet & Njoftimet

Bordi Mbikëqyrës i Trepça Sh.A dhe u.d Kryeshefi Ekzekutiv priten në takim Zv. Ministrin e Ekonomisë z. Getoar Mjeku

Bordi Mbikëqyrës i Trepça Sh.A dhe u.d Kryeshefi Ekzekutiv me datën 28.09.2022 priti në takim Zv. Ministrin e Ekonomisë z. Getoar Mjeku. Kryesuesi i Bordit dhe anëtarët e Bordit së bashku me U.d Kryeshefin Ekzekutiv e njoftuan zv. Ministrin e Ekonomisë për punën, angazhimin dhe të arriturat e Ndërmarrjes Trepça Sh.A., si dhe me sfidat që janë duke u ballafaquar.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen ekonomike financiare, infrastrukturën e pajisjeve, moshën e vjetër të punëtoreve, problemet me energji, është diskutuar po ashtu për ofertën për pensionim te parakohshëm , planifikimet për punëtorë të ri, mbetjet teknologjike nga e kaluara, si dhe angazhimin e ekspertëve të jashtëm për ristrukturimin dhe organizimit e ndërmarrjes. Ndër të tjera u diskutua edhe për projektet ideore për bartjen e xehes nga miniera e Stantergut ne minierën e Artanës, si dhe projektet për investime në Panele Solare për kursimin e energjisë.

Çmimet në US$
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
Prokurimi
Prej datës 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera te vogla, te mesme dhe te mëdha), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, zhvillohen vetëm në formën elektronike. Për me shume:e-prokurimi
Kontakti
Na kontaktoni në email adresën e mëposhtme:
contact@trepcasha.com
Parku Industrial
40000
Mitrovicë Kosovë