Lajmet & Njoftimet

URIME FITËR BAJRAMI!

Të nderuar minatorë dhe punëtorë të ndërmarrjes Trepça Sh.A. si dhe të gjithë ju qytetarë të besimit Islam, urime festa e Fitër Bajramit. Pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të përkushtimit dhe adhurimit, besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.

Muaji i shenjtë i Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për ndërmarrjen, shoqërinë dhe shtetin tonë. Uroj që solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit. Gëzuar Fitër Bajrami me urimet më të përzemërta për sa më shumë rezultate, suksese dhe begati në familjet tuaja.

Me respekt!
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A.
Dr. Sc. Enis Abdurrahmani

Çmimet në US$
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
Prokurimi
Prej datës 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera te vogla, te mesme dhe te mëdha), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, zhvillohen vetëm në formën elektronike. Për me shume:e-prokurimi
Kontakti
Na kontaktoni në email adresën e mëposhtme:
contact@trepcasha.com
Parku Industrial
40000
Mitrovicë Kosovë