Lajmet & Njoftimet

URIME 17 SHKURTI DITA E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të nderuar minator dhe punëtor të ndërmarrjes Trepça Sh.A.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Me sinqeritetin më të lart ju uroj 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 17 shkurti sublimon përpjekjet dhe arritjet tona universale për liri, pavarësi dhe demokraci. Duke e dashur atdheun e lirë, ne do të realizojmë ëndrrat e shumë brezave si dhe amanetin e të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë. Në 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, uroj që secili qytetar në Republikën e Kosovës të ketë shëndetin, mirëqenien dhe të kontribuoj në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit tonë.

Gëzuar Dita e Pavarësisë!
Me respekt!

Dr. Sc. Enis Abdurrahmani
U.D. Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh.A.

Çmimet në US$
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
Prokurimi
Prej datës 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera te vogla, te mesme dhe te mëdha), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, zhvillohen vetëm në formën elektronike. Për me shume:e-prokurimi
Kontakti
Na kontaktoni në email adresën e mëposhtme:
contact@trepcasha.com
Parku Industrial
40000
Mitrovicë Kosovë