Objektivat e Trepçës

Pikëpamjet zhvillimore të Trepça Sh.A

  • Modernizimi i minierave dhe flotacioneve me pajisje që mundësojnë produktivitet të lartë për qëllim të rritjes së prodhimit
  • Investimet në rehabilitimin e kapaciteteve në industrinë kimike
  • Përgatitja e një projekti zhvillimor për metalurgjitë e plumbit dhe zinkut

Objektivat e Trepça Sh.A për të ardhmen

  • Realizimi i eksploatimit të xehes në minierën me flotacion në Stan Trg duke filluar nga 180.000 t/vit, për të vazhduar rritjen çdo vit nga 50.000 t/vit
  • Realizimi i prodhimtarisë së xehes në minierën me flotacion në Kishnicë dhe Artanë, duke filluar nga 100.000 t/vit për të vazhduar rritjen çdo vit nga 10.000 t/vit
  • Rihapja e Minierës së Hajvalisë dhe Badovcit
  • Modernizimi i minierave me pajisje elektro-hidraulike me produktivitet të lartë me qëllim të rritjes së eksploatimit të xehes
  • Rekonstruimi i flotacioneve me pajisje moderne për pasurimin e xehes me qëllim të rritjes së shkallës së shfrytëzimit dhe zvogëlimit të humbjeve-rrjedhjeve në djerrina
  • Investimet kapitale në aftësimin-rehabilitimin e kapaciteteve përpunuese të Metalurgjisë së Zinkut si dhe ndërtimi kapaciteteve të reja në industrinë kimike
  • Investimet kapitale në aftësimin e kapaciteteve përpunuese të Metalurgjisë së Plumbit
  • Në kuadër të Metalurgjisë së Zinkut, fillimi i prodhimit të Zink Pluhurit dhe Zink Oksidit
  • Shitja e mbetjeve industriale-djerrinave të cilat janë grumbulluar në kohën kur shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve përpunuese ka qenë më e vogël në krahasim me shkallën e shfrytëzimit të teknologjive të reja
  • Projektimi dhe hapja e vendburimeve të reja në brezin xehëror të Trepçës me theks të posaçëm në vendburimet rreth Stan Tërgut dhe Artanës

Prokurimi
Prej datës 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera te vogla, te mesme dhe te mëdha), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, zhvillohen vetëm në formën elektronike. Për me shume:e-prokurimi
Kontakti
Na kontaktoni në email adresën e mëposhtme:
contact@trepcasha.com
Parku Industrial
40000
Mitrovicë Kosovë